Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarët e bllokuar në Varshavë, Ministria e Jashtme: I kthyem në Rinas me charter, i papritur vendimi i Polonisë



Janë kthyer në Rinas shqiptarët të cilët u bllokuan në Varshavë ditën e djeshme. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se kthimi ka ndodhur menjëherë sot në mëngjes me avion charter.

Ministria e Jashtme e ka konsideruar të papritur, vendimin e Polonisë për të ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë pikërisht më 15 gusht.

“Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.
Për shkak të këtij ndryshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline, duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.”– thuhet në njoftimin e ministrisë.

Qytetarët shqiptarë që kanë udhëtuar dje drejt Polonisë mbetën të bllokuar në Aeroportin e Varshavës pas vendimit që mori qeveria atje për të mbyllur kufijtë me Shqipërinë. 

Ata janë lejuar të udhëtojnë nga Rinasi drejt Varshavës, pavarësisht rregullave të reja që ky shtet kishte vendosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *