Vendosni fjalën kyçe....

“Të shkarkohet Blendi Gonxhja, akuzoi emigrantët për krizën në kufi dhe nënën për vdekjen e 10-vjeçarit”- Ina Zhupa


Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar një denoncim tjetër kundër drejtorit të Transportit Rrugorr, Blendi Gonxhja.

Zhupa thotë se Gonxhja ka fshirë një deklaratë në rrjetet sociale ku akuzonte emigrantët për krizën në kufi të këtyre ditëve si dhe nënën e 10- vjeçarit të vrarë dje nga ambulanca në Kakavijë.
Sipas zëdhënëses së PD-së, deklarata e Gonxhes ishte poshtëruese dhe provokative, dhe fshirja e saj është fshehje e krimit.

Ajo thotë se Gonxhja duhet t’i kishte kërkuar falje nënës së 10- vjeçarit dhe mijëra emigrantëve.

“Blendi Gonxhja e ka hequr nga facebook deklaratën poshtëruese, përçmuese, provokative dhe pa ndjenja ku akuzon emigrantët shqiptarë për krizën në kufi.
Heqja e postimit është vetëm një fshehje e krimit. Nëse do të kishte ndryshuar opinion, do të kishte kërkuar falje.
Do t’i kishte kërkuar falje asaj nënës së gjorë, që e akuzoi për vdekjen e të birit të vogël, i shtypur nga një ambulancë. Nëse do të kishte ndryshuar mendim, Blendi Gonxhja do t’u kishte kërkuar ndjesë mijëra emigrantëve që sakrifikojnë çdo gjë për të ardhur pranë të afërmve, emigrantëve që kontribuojnë me djersën e tyre për të mbajtur prindërit në Shqipëri.
Blendi Gonxhja është ky i postimit gjithë arrogancë, urrejtje dhe përçmim ndaj emigrantëve. Heqja e këtij postimi nga rrjetet sociale nuk mjafton.
Ky zyrtar i padenjë duhet të shkarkohet menjëherë!
Është një akt për të treguar se Edi Rama nuk ndan të njëjtin qendrim me Blendi Gonxhen.”– shkruan Zhupa.

Në postimin e Gonxhes, të risjellë nga zëdhënësja e PD-së, drejtori i Transportit Rrugor thoshte se nuk e kanë fajin grekët se ne nuk kujdesemi për veten.

E për fëmijën që u aksidentua ditën e djeshme thoshte se prindërit e kishin lënë prindërit pa kujdesje: “Apo kur fëmijën 10-vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde!”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *