Arrestohet një anëtar i stafit të familjes mbretërore në Britani. Kjo për shkak se ai dyshohet të ketë vjedhur nga pallati mbretëror medaljen e një admirali.
Sipas Daily Mail, dyshimet u ngritën pasi medalja që i përkiste Tony Johnstone-Burt OBE, u shfaq në eBay.
Ajo ishte hedhur në ankand me çmimin për 350 pound.
Po ashtu thuhet se janë vjedhur dhe syze të gdhendura, korniza të fotografive të shtypura me vulën e Princit Harry mbi të.
Policia ishte informuar kur stafi filloi të vërente sendet që mungonin nga pallati në fillim të këtij viti, dhe listat në eBay u zbuluan gjatë hetimit pasues.
Pas hetimeve, të premten policia arrestoi një punonjës 37-vjeçar, nën dyshimin për vjedhjen e sendeve të familjes mbretërore.
Burri i arrestuar postonte rregullisht në mediat sociale për vizitat e tij në pronat mbretërore në Balmoral dhe Sandringham.
Ai gjithashtu mburrej që kishte qenë i ftuar në dasmat e Princit Harry dhe Meghan Markle në maj të vitit 2018, si dhe të Princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank në tetorin e atij viti.