Vendosni fjalën kyçe....

Zaev e Ahmeti njoftojnë arritjen e marrëveshje për qeverinë në Maqedoninë e Veriut


Një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 15 korrikut, LSDM-ja e BDI-ja thonë se janë shumë pranë marrëveshjes për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë të ditës së sotme, palët janë shprehur se shpresojnë dhe presin se do të arrijnë marrëveshje për koalicion qeveritar ditët në vijim, duke u shprehur të vetëdijshme për shpejtësinë dhe nevojën për konsolidimin e institucioneve pas zgjedhjeve, shkruan INA.

Përmes një komunikate të përbashkët, partitë në fjalë thonë se shpërndarja e përgjegjësive sipas departamenteve në koalicionin e ardhshëm është duke u zhvilluar dhe se ky është një proces në të cilin është bërë përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje parimisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *