Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari pas vaksinës “Sputnik V”: Puna me Ebola-n dhe MERS-in na ndihmoi të krijojmë vaksinën kundër Covid-19


Përvoja e vlefshme nga puna për vaksinat për Ebolan dhe virusin MERS bëri të mundur që një vaksinë kundër koronavirusit të ri të zbulohet shumë më shpejt sesa pritej. Kështu është shprehur për RT-në, shefi i qendrës kërkimore që qëndron pas vaksinës ruse të quajtur “Sputnik V”.

Megjithëse vaksina u krijua në vetëm pesë muaj, ajo “nuk u krijua nga e para”, tha Alexander Gintsburg. Ai është kreu i Institutit të Kërkimeve të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya me bazë në Moskë.

“Një gjeneratë e tërë e bioteknistëve, virologëve, imunologëve … kanë më shumë se 20 vjet që zhvillojnë teknologjinë që u përdor për të krijuar këtë vaksinë së bashku me të paktën gjashtë ilaçe të tjera”- shpjegoi Gintsburg. Ai shtoi se puna për vaksinën kundër Ebola-s disa vjet më parë ishte veçanërisht e dobishme në përcaktimin e gjërave siç janë përbërja e ilaçeve dhe dozat e imunizimit.

Përvoja e pasur që fituam gjatë krijimit të kësaj vaksine jo vetëm që u vu në përdorim të mirë, por u huazua kryesisht, si një matricë, për punën në vaksinën kundër Covid-19.

Studiuesit gjithashtu përdorën njohuritë e marra gjatë zhvillimit të vaksinës për sindromën e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), e cila është “80 përqind homologe” me Covid-19, por më vdekjeprurëse, vuri në dukje Gintsburg.

Të shtunën, zyrtarët shëndetësorë rusë njoftuan fillimin e prodhimit të vaksinës Gam-COVID-Vak, të quajtur “Sputnik V”, pasi u regjistrua nga rregullatori shëndetësor i Rusisë. Lidhur me lajmin pati dyshime nëse zhvillimi i vaksinës ishte i nxituar dhe nëse është e sigurt shpërndarja e tij, para se të përfundojnë testimet e Fazës III.

Gintsburg iu përgjigj këtyre shqetësimeve duke thënë se “Sputnik V” ishte zhvilluar në përputhje të rreptë me rregulloret ekzistuese të vendit.

Ligji rus e lejoi shkurtimin e procesit të zhvillimit për shkak të emergjencës Covid-19. Sidoqoftë, asnjë nga procedurat e sigurisë nuk u sakrifikua “në asnjë mënyrë”, deklaroi studiuesi.

Në total, më shumë se 3.500 njerëz janë vaksinuar me vaksinën. Ata nuk treguan efekte negative, përveç atyre që ndodhin në mënyrë tipike gjatë çdo vaksinimi, si përshembull një ethe të butë… që lehtësohet nga një pilulë Paracetamol.

Kompanitë në vende të ndryshme kanë punuar për gjetjen e një vaksine që kur shpërtheu pandemia e Covid-19 në dhjetorin e kaluar. E Rusia ishte kombi i parë që regjistroi një vaksinë për koronavirusin e ri. Por për studiuesin Gintsburg krijimin e vaksinës nuk ishte për të fituar një garë.

“E vetmja nxitje që ndjeva ishte të mbroja njerëzit dhe, si një ‘gjuetar mikrobesh’, të kap dhe neutralizoj virusin”– tha ai.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 21 milion njerëz janë infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën dhe mbi 766,000 kanë vdekur.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *