Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona zgjedh trajnerin e ri


Barcelona ka arritur marrëveshje me Ronald Koeman për ta zëvendësuar të shkarkuarin Quique Setien në postin e trajnerit të skuadrës katalonase.

Koeman, ish-futbollist i Barçës dhe trajner aktual i Holandës, do të emërohet zyrtarisht në postin e trajnerit të Barcelonës gjatë kësaj jave, sipas Fabrizio Romanos, gazetarit të njohur italian.

Koeman duhet së pari ta ndërpresë kontratën me kombëtaren e Holandës.

Emërimi i Koeman do t’i lërë shumë njerëz gojëhapur, posaçërisht duke e marrë parasysh faktin se roli i tij i fundit si trajner i një klubi përfundoi me dështim në Everton.

Gjatë 16 muajve si drejtues i skuadrës së Premierligës angleze, Koeman i pati fituar vetëm 46 për qind të ndeshjeve.

Por ai ka treguar sukses me ekipin kombëtar të Holandës, duke e arritur finalen e Ligës së Kombeve 2019.

Koeman do ta marrë drejtimin e një Barcelone të zhytur thellë në krizë , pasi një sezoni tejet të dobët në La Liga, duke përfunduar në vendin e dytë pas rivalit Real Madridit, dhe turpërimit në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar në fazën çerekfinale pas humbjes turpëruese 8;2 kundër Bayern Munich.

Shkarkimi i Setien nuk do ta çuditë askënd, por emërimi i Koeman në vend të tij – para kandidatëve si Mauricio Pochettino apo legjenda e klubit Xavi –  do të ngrejë shumë pyetje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *