Vendosni fjalën kyçe....

“Covid-19 nuk ekziston” – Moskoviti futet brenda laboratorit dhe e shkatërron (Video)


Një laborator në Moskë që u ofron qytetarëve teste të koronavirusit u sulmua nga një person i cili shkatërroi mjediset e tij dhe kërcënoi personelin.

Pamjet e sulmit u kapën nga kamerat që ndodheshin brenda laboratorit.

Agresori u fut brenda laboratorit duke bërtitur se koronavirusi nuk ekzistonte dhe më pas nisi të shkatërrojë mjediset.

Ai më pas kërcënoi personelin duke thënë se nëse ata do ktheheshin sërish në punë, do i vriste.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, që citon policinë, personi në fjalë u ndalua ndërsa fatmirësisht askush nuk u lëndua gjatë incidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *