Aktivistët e Black Lives Matter sulmuan një lagje në Seattle në fillim të kësaj jave, duke bërtitur ndaj banorëve të bardhë e duke u kërkuar të dilnin nga shtëpitë.
Ata bënin thirrje që shtëpitë e të bardhëve t’u kalonin të zinjve si një formë dëmshpërblimi. Një pjesë e aktivistëve me ngyrë u kërkonin banorëve të bardhë që të hapnin çantat e të paguanin detyrimin ndaj tyre.
“Paguajeni tarifën, hapini çcantat. Dilni nga shtëpitë, ua jepni të zinjve shtëpitë tuaja. Ju jeni duke u ulur të qetë, rehat. Kam jetuar në këtë lagje por familja ime u nxorr jashtë. Ndërsa ju jeni duke bërë qejf me miqtë tuaj të bardhë.” – thërrisnin aktivistët.
Protestat e dhunshme kanë goditur SHBA-në prej muajsh pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.
Të organizuara nga Black Lives Matter dhe Antifa ato janë kthyer në të dhunshme duke synuar grabitjen e dhunën ndaj qytetarëve e bizneseve në shtete të ndryshme amerikane.