Kandidati demokrat për president, Joe Biden i ka shprehur ngushëllimet e tij Donald Trump-it, pas vdekjes së vëllait të tij të vogël Robertit.
Biden thotë se ai dhe gruaja e tij Jill janë trishtuar nga lajmi për vdekjen e vëllait të presidentit.
“Zoti President, Jill dhe unë jemi trishtuar kur mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të vëllait tuaj të vogël Robert. Unë e di dhimbjen e jashtëzakonshme të humbjes së një personi të dashur – dhe unë e di se sa e rëndësishme është familja në momente si këto”- shkroi Biden. “Shpresoj ta dini se lutjet tona janë me ju të gjithë.”
Kujtojmë se Biden ka humbur në një aksident automobilistik, gruan e tij të parë dhe vajzën 13-muajshe, në vitin 1972, vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.
Dyzet e tre vjet më vonë, djali i tij, Jozefi, i cili i kishte mbijetuar atij aksidenti, ndërroi jetë për shkak të kancerit në tru.