Vendosni fjalën kyçe....

Kalojnë në Kakavijë të gjithë emigrantët shqiptarë, sot kalimi me rregulla të reja


Janë futur në territorin grek të gjithë emigrantët shqiptarë që ishin në pritje në pikën kufitare të Kakavijës.

Pas mesnate pika e kalimit ka qenë thuaje bosh ndërsa nga sot në Kakavijë e Kapshticë nis regjimi i ri i kalimit.

Personat që duan të futen në Greqi duhet të kenë me vete disa dokumente mes të cilave edhe testin negativ të Covid-19, jo më vonë se 72 orë nga dita e udhëtimit.

Dokumentet që duhen

  1. Certifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;
  2. Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;
  3. Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;
  4. Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonalë si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;
  5. Cdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *