Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiakja demokrate e Çikagos shpenzoi 66 milionë dollarë për spitalin që trajtoi 38 pacientë gjithsej


Kryebashkiakja demokrate e Çikagos në SHBA, shpenzoi 66 milionë dollarë për të kthyer një qendër kongresesh në një spital për trajtimin e të prekurve na Covid-19.

Spitali në fjalë trajtoi në fakt vetëm 38 pacientë duke i kushtuar buxhetit një kosto prej 1.7 milion dollarësh për çdo pacient.

Sipas Chicago Sun-Times, këshilltarët e kryebashkiakes, Lori Lightfoot, e mbrojtën vendimin e saj duke e quajtur atë një ‘politikë sigurimi’ për frikën e pabazuar se spitalet e Çikagos do të ishin të mbingarkuar me pacientë me koronavirus, shkruan Dailywire.

Samir Mayekar, nënkryetari i komunës për zhvillimin ekonomik i tha medias në fjalë se ishte tepër krenar që objekti u shndërrua në spital duke shtuar se miliona dollarë të tatimpaguesve nuk u shpenzuan kot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *