Shtëpia e lindjes në Lushnjë është mbyllur pas prekjes nga Covid-19 të një mjekeje gjinekologe.
Pas kësaj personelit mjekësor të spitalit i është bërë tamponi për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të prekur.
Vizitat e zakonshme mund të bëhen në qendrat shëndetësore të lagjeve ndërsa rastet e lindjeve apo vizitat urgjente mund të kryhen në spitalin e Fierit, thuhet në njoftim.