Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ambasada në Athinë e njoftoi kryeministrin që më 5 gusht, ai pushon për shtatë palë qejfe


Presidenti Meta ka publikuar një dokument nga Ambasada Shqiptare në Athinë që i drejtohet Drejtorisë së Rajonit në Ministrinë e Jashtme.

Sipas dokumentit që mban datën 5 gusht, autoritetet greke kishin njoftuar për masa shtesë në pikën kufitare të Kakavijës që nga data 5 gusht ku përfshihet ndalimi i kalimit të kufirit pas orës 23:00 të natës deri në orn 07:00 të mëngjesit.

Po kështu njoftohet se nga data 16 gusht shtetasit që do hyjnë në Greqi duhet të karantinohen për 7 ditë. Meta shkruan se ambasada e ka kryer detyrën e saj duke e lajmëruar kryeministrin e ministrin e Jashtëm në detyrë, Rama, për masat e marra, ndërsa ky i fundit pushon për shtatë palë qejfe.

“Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama. Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *