Kreu i Shtetit Ilir Meta i ka akorduar ish-Presidentit Rexhep Meidani ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’ që është vlerësimi më i lartë nga Presidenca.
Në fjalën e tij Meta tha sa ish-Presidenti ka luajtur rol të rëndësishëm gjatë kohës kur mbante detyrën e tij në vitet 1997-2002 duke qenë shembull për politikanët e sotëm.
Në ceremoninë e mbajtur në Presidencë merrnin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-residentët Topi, e Nishani, si edhe Ministri Majko , kreu i opozitës Basha dhe Kreu i Akademisë së Shkencave Z.Gjinushi.
Fjalimi i plotë i Kreut të Shtetit:
I nderuar Presidenti Meidani, i nderuar Presidenti Thaci. Të nderuar Presidentët Berisha, Topi e Nishani. I nderuar z. Majko, z. Basha, z. Gjinushi.
Jam shumë i lumtur të organizoj së bashku me ju sot, për Presidentin Meidani këtë ceremony solemne. Të nderuar zonja de zotërinj, edukimi dhe morali krijojnë drejtuesin e mirë na mëson Aristoteli. Rexhep Meidani jo vetëm ka arritur vlerat më të larta të edukimit, moralit dhe i dalluar gjithmonë për modestinë.
Jeta politike e tij është e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Si President në ’97- 2002. Jo vetëm në detyrën e kreut të shtetit, por edhe më parë ka kontribuar tek ideali për demokracinë. Duke investuar gjithë kapacitetin e tij politik dhe intelektual. Po ashtu për kontributin e Referendumit të ’98 për Kushtetutën.
Forca e Kushtetutës qëndron në këmbënguljen e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Profesor Meidani njihet dhe vlerësohet për përpjekjet e tij edhe për çështjen e Kosovës. Ai ishte Presidenti i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i mikëpritjes shqiptare.
Roli i Meidanit ishte vlerë e shtuar për forcat politike që u shfaqën në një front e një qëndrim. Personalitet i shquar edhe në fushën akademike. Si anëtar i ASH, mbajtës i shumë titujve që nga SHBA, Greqia e Mbretëria e Bashkuar, autori i botimeve shkencore, me të krenohemi kudo. Shembull për politikanët e sotëm.