Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka reaguar sërish mbi situatën e krijuar në Kakavijë ku mbetën për ditë të tëra në radhë mijëra qytetarë.
Meta thekson se përgjegjësia bie vetëm mbi qeverinë dhe shtetin shqiptar duke e quajtur të pafalshme papërgjegjshmërinë.
Më tej ai ka kërkuar ndjesë ndaj qytetarëve të cilëve kaluan netë në radhë.
“Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të Republikës.
PËRGJEGJËSIA është VETËM MBI QEVERINË shqiptare dhe shtetin.
Kjo është e PAFALSHME dhe e PAPRANUESHME sepse është vetëm PAPËRGJEGJSHMËRI!
Ju KËRKOJ NDJESË, si President i Republikës, të gjithë qytetarëve tanë, të cilët kaluan ato ditë dhe netë me sakrifica të jashtëzakonshme!”-shkruan Meta