Vendosni fjalën kyçe....

Muzikanti iranian arrestohet vetëm pse la gra të këndojnë në videoklipin e tij


Një muzikant iranian është arrestuar me akuzën se ka ndihmuar gratë të këndojnë e të kërcejnë, në albumin e tij muzikor.

Daily Mail shkruan se muzikanti 30-vjeçar, Mehdi Rajabian, është burgosur dy herë me akuza në lidhje me prodhimin e tij muzikor.

Rajabian tha se ai ishte thirrur në Gjykatën Revolucionare të Sari-së të martën në mëngjes nga një oficer policie.

“Unë u mora në pyetje nga policia dhe më kërkuan të paraqitesha në gjykatë. Unë u arrestova menjëherë derisa familja ime më liroi me kusht. Më arrestuan për disa orë”– tha Rajabian për Fox Neës nga shtëpia e tij në Sari, në veri-lindje të Iranit.

“Unë bëra një intervistë në lidhje me një album të ri që paraqiste këngëtare femra, ku një zë femre do të ishte në pjesën e muzikës”– tha ai.

“Unë kam thënë gjithmonë se do të luftoj për lirinë e muzikës për sa kohë që jetoj, dhe nuk kam frikë. Më arrestuan për disa orë. Sigurisht, e kam përjetuar burgun dhe izolimin dhe një grevë të gjatë urie shumë herë. Sigurisht, unë do të isha në burg tani nëse avokati im nuk do të më lironte me kusht.”– tha Rajabian.

Rajaban ka qenë dy herë të tjera më parë në burgun famëkeq të Evinit në Iran. Herën e parë, ai u mbajt në pranga për tre muaj dhe i kaloi ata në izolim. Herën e dytë, ai mori një dënim gjashtë vjeçar dhe iu ndalua të merrej me aktivitete muzikore.

Në arrestimin e tij më të fundit, policia i tha 30-vjeçarit ‘të mos bëjë asgjë’ dhe se nëse ai merrej me muzikë, lirimi me kusht do të revokohej. Muzikanti shprehet se regjimi iranian e ka ndaluar të punojë, të studiojë e të dalë nga Irani.

“Regjimi iranian më urren mua. Të gjithë më ndaluan të punoja e të studioja dhe të dilja nga Irani. Tani presioni është tek unë që të mos prodhoj as një vepër tjetër arti. Do të thotë vdekje e plotë. Në përgjithësi, plani i tyre është shkatërrimi im i plotë.”– thotë ai.

Rajabian thotë se ai nuk do ta “censurojë veten” duke shprehur besimin se Irani ka nevojë për gratë, që të kërcejnë e këndojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *