Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria i jep 5 milionë lekë familjes së të miturit që u përplas nga ambulanca në Kakavijë


Qeveria ka vendosur të ndihmojë me 5 milionë lekë të vjetra familjen e të miturit që u aksidentua për vdekje nga ambulanca para pak ditësh teksa priste në pikën kufitarë të Kakavijës.

Kryeministri Rama, që e ka bërë njoftimin në Twitter, shkruan shuma është ndihmë për familjen e të miturit i cili sipas tij, i preu rrugën ambulancës.

“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë forcë.” – shkruan Rama.

10-vjeçari nga Lezha u përplas për vdekje nga një autoambulancë pranë fshatit Bularat ndërsa po priste bashkë me familjen e tij për t’u futur në pikën kufitare të Kakavijës.

Hetimet nuk kanë përfunduar ende ndërsa dyshohet se 10-vjeçari me iniciale S.N. është përplasur nga ambulanca që po lëvizte me shpejtësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *