Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon ndaj Metës për radhët në dogana: Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili më herët e akuzoi atë se nuk kishte marrë masat e duhura por bënte plazh për radhët e krijuara në doganën e Kavajës.
Rama i kthehet Metës duke i thënë se radhë u krijuan edhe në doganën mes Bullgarisë dhe Greqisë por qeveria e Sofjes nuk u fajësua nga presidenti. 
Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”-shkruan Rama në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *