Mesfushori spanjoll i Bajernit të Mynihut, Tiago Alkantara, ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Liverpuli.
Lajmin e zbulon RMC Sport, sipas së cilës, 29-vjeçari ka nënshkruar për katër sezonet e ardhshme me kampionët e Anglisë.
Lojtari pritet të zhvillojë ndeshjen ose ndeshjet e fundit me bavarezët në ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve dhe pas kësaj do fluturojë drejt Anglisë për t’u bashkuar me Liverpulin.
Hollësitë e kontratës nuk janë bërë ende të ditura nga mediat sportive.