Vendosni fjalën kyçe....

Turqia paralajmëron Francën: Kujdes me aventurat qipriote në Mesdhe


Zv.presidenti i Turqisë kritikoi të dielën marrëveshjen e nënshkruar rishtazi për mbrojtjen e ndërsjellë midis Francës dhe administratës greke qipriote të Qipros jugore.

“Është e papranueshme në çdo rrethanë që Franca të organizojë stërvitje të përbashkëta me administratën greke qipriote dhe vendos avionët e saj ushtarakë në ishull në kundërshtim me marrëveshjet e 1959-60”, tha Fuat Oktay në Twitter.

“Është thelbësore që Franca të mos kërkojë aventura në çështjet e lidhura me Qipron dhe të veprojë shumë më me përgjegjësi.” – shtoi ai.

Të shtunën, u njoftua se marrëveshja e mbrojtjes së ndërsjellë e vitit 2017 midis Qipros jugore dhe Francës, kishte hyrë në fuqi më 1 gusht 2020.

Oktay theksoi se është thelbësore që qarqet ndërkombëtare, veçanërisht BE-ja, të mbajnë një qëndrim kundër ‘qëndrimeve agresive dhe të paligjshme’ të Francës në rajon.

Ai nënvizoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë me qipriotët turq për të siguruar mbështetje të pakushtëzuar për luftën e tyre të drejtë dhe të ligjshme si dhe do vazhdojë kërkimet për hidrokarbure në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *