Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Shkodër, policia identifikon autorin e dyshuar


Gledis Kraja dyshohet se është vrarë nga një shok i tij. Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së mbrëmjes së 17 gushtit në Shkodër dhe dyshon se ai është një shok i viktimës.

Bëhet fjalë për Sebastian Smakaj i cili është tashmë në kërkim nga Policia dhe dyshohet që është autor njëkohësisht dhe shok i viktimës, raporton News 24.

Nuk dihen ende se pse të ketë ndodhur kjo vrasje që ka tronditur sot Shkodrën, aq më tepër mes shokësh.

Gledis Kraja u qëllua me breshëri automatiku në orën 21:55, ndërkohë nuk i mbijetoi dot plagëve duke ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *