Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen kriteret, ndihmë shtesë 26 mijë lekë për të punësuarit apo ish të punësuarit në transportin publik


Të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin një ndihme financiare prej 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Kjo është një pagesë shtesë, pavarësisht se këta punonjës mund të kenë përfituar nga paketat e mëparshme të ndihmës. Këta punonjës do e marrin automatikisht pagesën shtesë, ndërsa për ata që nuk kanë përfituar nga pagesat e mëparshme, do të duhet të aplikojnë subjektet përkatëse.

Janë publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për procedurat e dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës si pasojë e Covid-19 për të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas.

Më herët, kryeministri bëri të ditur se qeveria ka miratuar 5,191 paga për punonjësit dhe të larguarit nga puna në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve për mujain qershor 2020. Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë do të mbulohet nga fondi rezervë i Drejtorisë së Përgjithshme  të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Sipas vendimit, E përfitojnë ndihmën, punonjësit e deklaruar në listëpagesat e subjekteve si më sipër, pavarësisht nëse kanë përfituar ose jo nga paketat e mëparshme të ndihmës financiare, të dhënë për këtë qëllim.

Ndihma financiare llogaritet dhe jepet për të punësuarit apo ish-të punësuarit, që figurojnë në listëpagesat e deklaruara për periudhën tatimore shkurt 2020, të cilat janë dorëzuar në muajin mars 2020.

Për punonjësit, të cilët kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimit nr. 254, datë

27.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës së të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19”, ose të vendimit nr. 305, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe punonjësit e larguar nga puna si pasojë e COVID-19”, pagesa do të kryhet automatikisht nga administrata tatimore, në bazë të të dhënave që kjo e fundit disponon.

Aplikimi për të përfituar ndihmën financiare për punonjësit apo ish-punonjësit, të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 254, datë 27.3.2020, ose nr. 305, datë 16.4.2020, bëhet nga subjekti i të punësuarit.

Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore të aplikimit individual të tyre.

Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve, bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënat që të punësuarit do të dorëzojnë.

Subjektet/individët aplikues duhet të

paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-Filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen:

  1. a) të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;
  2. b) të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë:

emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e email-it;

numrin personal të identifikimit të përfituesit;

iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

IBAN-in e llogarisë bankare.

Administrata tatimore, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e aplikimit, verifikon në sistemin tatimor, identifikon aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, duke analizuar:

  1. a) tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, për të verifikuar nëse bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare;
  2. b) krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *