Vendosni fjalën kyçe....

Anulohet sfida mes Prishtinës dhe FC Lincoln, 8 futbollistë të ekipit nga Kosova dalin me Covid-19


Duket se garat për në kupat e Evropës për skuadrat e Kosovës janë të destinuara të priten në mes nga koronavirusi.

Analizat në një laborator të licencuar të UEFA-së në Spanjë treguan se tetë futbollistë të Prishtinës të jenë pozitiv me COVID-19.

E sipas zëdhenësit të FC Prishtina, Avni Durmishi ndeshja nuk do të zhvillohet.

Loja nuk zhvillohet. Autoritetet e Gjibraltarit nuk kanë lejuar me u zhvillu ndeshja dhe skuadra edhe ashtu ka pas me u kthyer menjëherë pas ndeshjes, do të niset në orët në vijim sonte. UEFA nuk ka dhënë vendim, dhe në mundësinë e saj është që brenda tre ditësh të detyroje Lincolnin me dërguar ndeshjen në njërën prej katër shteteve neutrale që kanë pranuar me qenë organizatore të ndeshjeve të këtyre rasteve, si Hungaria, Polonia, Greqia dhe Qipro. Ose do të merr vendimin si me Dritën”-ka thënë Durmishi.

Kujtojmë se UEFA ka publikuar formacionet zyrtare të Prishtinës dhe Lincolnit por duket se ashtu si në rastin e Zvicrës kur autoritetet e këtij vendi anuluan ndeshjen e Dritës.

Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi del të jenë të infektuarit nga radhët e Prishtinës me COVID-19. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *