Është arrestuar sot në Han të Hotit Fran Gjergj Prendi nga Fushë Arrëzi i Pukës i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje 28 vite më parë.
Prendi u arrestua në Pikën Kufitare pasi ishte marrë informacion se po vinte drejt Shqipërisë.
Më 1992 ky person ka vrarë një tjetër tek rezervuari i Pukës, teksa më ’94 mori dënimin nga Gjykata me burg të përjetshëm.
Duke përfituar nga ngjarjet e ’97 ai u largua nga burgu i Bënçës në Tepelenë por tashmë pas 23 vitesh ai është arrestuar. Madje Prendi ishte dhe ndër 50 shqiptarët më të kërkuar nga Njësia e Posaçme e Kërkimit ”Fast” e cila u informua për ardhjen e tij, teksa Prendi dha gjeneralitete të tjera në Pikën Kufitare për të mos u identifikuar.