Autoritetet në Kosovë raportojnë gjashtë viktima në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Po kështu nga analizat e kryera në 494 persona kanë rezultuar 141 të infektuar me koronavirusin e ri.
Numri i sotëm i viktima e çon në 416 numrin e përgjithshëm të të vdekurve lidhur me virusin.
Kosova raporton prej javësh një numër të lartë viktimash nga Covid-19 ndërsa autoritetet kanë kthyer disa kufizime në vend.