Autoritetet në Malin e Zi vendosën shtyrjen e vitit shkollor deri më 1 tetor për shkak të situatës epidemiologjike në venin fqinj.
“Fillimi i shkollës në situatën aktuale epidemiologjike do të ishte rrezik për shëndetin e fëmijëve”, tha Ministria e Arsimit.
“Vendimi prek kopshtet dhe shkollat dhe është vepruar me rekomandimin e ekspertëve të shëndetit”, shtoi ajo.
Mali i Zi, me 620 000 banorë, raportoi 50 raste të reja infektimi të hënën.
Shkalla e infeksionit 14-ditor aktualisht qëndron në 126 për 100 000 banorë, pesë herë më shumë krahasuar me 25 për 100 000 për një vend të sigurt.