Vendosni fjalën kyçe....

Organizuan dasma, gjoba nga 10 milionë lekë e mbyllje lokalesh në Durrës, Dibër e Krujë


Disa pronarë lokalesh në qytete të ndryshme janë gjobitur nga policia pasi sipas saj kanë shkelur rregullat duke organizuar dasma në shkelje të rregullave të vendosura nga qeveria kundër pademisë Covid-19.

Në Durrës është gjobitur me 10 milionë lekë administratori i një lokali me inicialet S.T., ndërsa në Krujë policia përveç gjobës ka bërë mbylljen e lokalit për një periudhë 6-mujore duke qenë se personi në fjalë sipas bluve e ka shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur.

Në Dibër, policia ka gjobitur me 10 milionë lekë pronarin e një lokali në Peshkopi pasi sipas policisë ka organizuar dasmë në kundërshtim me ligjin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *