Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon për arritjen e marrëveshjes në MV: Ditë e shënuar për shqiptarët, Ahmeti arriti kaq shumë me urtësinë e tij


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur për krijimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut mes LSDM-së dhe BDI-së.

Rama e ka quajtur ditë të shënuar arritjen e marrëveshjes duke uruar në veçanti Ahmetin i cili arriti të merrte kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit.

Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj

Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *