Vendosni fjalën kyçe....

Televizioni suedez ia ndalon punonjësve përdorimin e TikTokut


Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV) njoftoi se ua ka ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin kinez, TikTok, në telefonët e tyre të punës për arsye sigurie.

“Departamenti i sigurisë ka zbuluar që aplikacioni TikTok shpalos më shumë informacione sesa ajo që konsiderohet e nevojshme”, shkroi SVT në faqen e saj të internetit.

Stafi u informua për vendimin përmes postës elektronike.

TikTok ka rreth një miliard përdorues, kryesisht adoleshentë që bëjnë shpërndarjen e videove të shkurtra, shpesh të shoqëruara me muzikë.

Por, ky aplikacion është bërë pjesë e tensioneve gjeopolitike.

Në fund të qershorit, India njoftoi se po ndalonte 59 aplikacione kineze, përfshirë TikTok, pas një rritje të tensioneve me Kinën në një zonë kufitare.

Në SHBA, presidenti, Donald Trump, ka pohuar se TikTok mund të shfrytëzohet nga Kina për të gjetur vendndodhjet e punonjësve federalë, pastaj të ndërtojë dosje për shantazhe ndaj njerëzve dhe të kryejë spiunazh të korporatave, raporton AFP.

Trump ka nënshkruar vendimin që u ndalon kompanive amerikane të bëjnë biznes me këtë aplikacion.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *