Vendosni fjalën kyçe....

Trump paralajmëron faljen e një personi “shumë të rëndësishëm”, e lë mister emrin


Presidenti amerikan Donald Trump tha se së shpejti do të falë një person ‘shumë të rëndësishëm’.

Ndërsa hollësitë ishin lënë të fshehura në mënyrë misterioze, ai përjashtoi nga lista këshilltarin e tij të mëparshëm Michael Flynn dhe ish-punonjësin e NSA-së, Edward Snowden.

“Nesër do fal një person që është shumë, shumë i rëndësishëm,” u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One të hënën, duke ofruar pak hollësitë tjera përveç se të thoshte se nuk do të ishte Flynn – Këshilltari i tij i parë i Sigurisë Kombëtare – dhe as Snowden.

Megjithëse e quajti vazhdimisht Snowden një ‘tradhëtar’ ndër vite, Trump ka lënë të kuptohet se do e marrë në konsideratë faljen e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *