Uashingtoni ka shtuar dhjetëra kompani në listën që ndalon kompanitë e huaja të kenë qasje në teknologji të caktuara amerikane, si pjesë e betejës së saj të vazhdueshme kundër Huawei-t.
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, u ka kërkuar aleatëve amerikanë që të miratojnë kufizime të ngjashme.
Ai lëshoi një deklaratë për shtyp të hënën duke duartrokitur vendimin e Departamentit të Tregtisë për të zgjeruar rregulloret e krijuara për të kufizuar eksportet amerikane te Huawei, duke pretenduar se kompania kineze ‘është përpjekur vazhdimisht të shmanget’ nga rregullat e zbatuara.
Kufizimet e reja do të parandalojnë gjigantin e telekomunikacionit të marrë pjesë të bëra nga palë të treta duke përdorur softuer ose teknologji amerikane.
Departamenti i Tregtisë gjithashtu do të shtojë 38 bashkëpunëtorë të Huawei-t në Listën e Enteve të qeverisë, që identifikon firmat e huaja të ndaluara nga përdorimi i teknologjive amerikane.
Duke e përshkruar Huaëei-n si ‘një krah të shtetit të mbikëqyrjes së Partisë Komuniste Kineze’, Pompeo tha se masat e reja kanë për qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe privatësinë e qytetarëve amerikanë.