Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i publikon presidentit foton: Lajm i mirë që Meta do hapë media të re, i ka lekët


Pas deklaratës në rrjetet sociale të presidentit Meta, ku kreu i shtetit solidarizohej me gazetarët në vend, që punonin nën trysninë e një regjimi të neveritshëm, ka ardhur edhe përgjigja e kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj.

Meta zgjodhi në mesazhin e tij të kujtojë poetin Havzni Nela si dhe gazetaren Beti Njuma, që sipas tij ishte kërcënuar nga ajo që e quajti rrugaçëria e një pushteti të pacipë e brutal, duke nënkuptuar kërcënimet ndaj saj prej kryebashkiakut Veliaj të publikuara në media së fundmi.

Veliaj shkruan se është lajm i mirë që Meta ka ndërmarrë nismën e themelimit të një mediaje të re e transparente.

Në postimin e tij, kryebashkiaku i përmend kreut të shtetit se ai ka lekët por edhe historinë e tij të 7 përqindëshit.

“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!” – shkruan Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *