Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e përbashkët të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit Besa Shahini lidhur me hapjen e shkollave.
Sipas Vokshit deklarata u bë nën presionin e vazhdueshëm të PD-së dhe krijoi më shumë paqartësi sesa sqarime.
Për Vokshin, qeveria është pa plan për hapjen e shkollave.
Postimi i plotë:
Deklarata e qeverisë për rihapjen e shkollave në shtator u bë në nxitim e sipër, nën presionin e vazhdueshëm të PD.
Dalja e dy ministreve krijoi më shumë paqartësi sesa dha sqarime, sepse qeveria nuk ka asnjë plan.
Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë.
- Sa të gjata do të jenë orët e mësimit?
• Me sa turne do të jetë mësimi në Tiranë, ku shumica e shkollave janë me dy turne?
• Me sa nxënës do të jetë një klasë?
• Ku do të mësojnë nxënësit e shkollave të shkatërruara pas tërmetit?
• Me rritjen e numrit të klasave me turne, sa është numri i mësuesve dhe ndihmës mësuesve që do të punësohen?
• Cili është protokolli i sigurisë që do ndiqet në çdo shkollë dhe masat mbrojtëse që do sigurohen nga qeveria?
• Mbi të gjitha, sa është buxheti shtesë për të përballuar pandeminë në shkolla?
Nxënësit, studentët dhe prindërit e tyre nuk kanë nevojë për daljet me skype e deklaratat boshe, që nuk sqarojnë asgjë.
Strategjia për rihapjen e shkollave duhet të jetë publike.