Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e të riut në Shkodër, kapet një nga vëllezërit Smakaj


Policia ka arrestuar Stjuart Smakajn, vëllain e Sebastian Smakajt i cili akuzohet për vrasjen e 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër mbrëmjen e djeshme.

Sipas bluve, Smakaj u kap në vendin ku ishte fshehur ndërsa i është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Ndërkohë i vëllai, Sebastian Smakaj nuk është gjetur ende e është në kërkim nga policia. Në njoftimin e bluve të qytetit të Shkodrës thuhet se dyshohet se Smakaj e ka vrarë aksidentalisht Krajën teksa kishte qëlluar ndaj një personi me iniciale D.H.

Njoftimi

Fale reagimit në kohë të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta në bashkëpunim me FNSH dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur në rrethim zonën ku fshihej autori, si dhe pas negociatave me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e autorit të ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe më pas humbi jetën 23 vjeçari G.K.

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit, shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi G.K., 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *