S’ka vonuar kundërpërgjigjia e presidentit Meta ndaj kryebashkiakut Veliaj.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, zëdhënësi Tedi Blusi ironizon Veliajn teksa shkruan: “Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për ‘tërmetet’ e Bablokut!”
Më herët kryebashkiaku Veliaj postoi një foto të presidentit Meta duke i kujtuar atij historinë e shtatë përqindëshit.
Ai shkrujti se nisma për hapjen e një mediaje të re nga kreu i shtetit është lajm i mirë pasi ai i ka edhe lekët edhe historinë.