13076 qytetarë janë prekur nga virusi korona që nga fillimi i pandemisë, përfshirë këtu edhe 108 personat që kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Shkupit iu shtuan edhe 45 të infektuar Kumanovës 18 dhe Shtipit 11, ndërsa qytetet e tjera në mesin e të cilave edhe Dibra me 1 rast, regjistrojnë numër një shifror. 2900 raste me COVID-19 vazhdojnë të jenë aktive, prej tyre 917 në Shkup.
Nga komunat e kryeqytetit, Çairi, Aerodromi dhe Gazi Baba kanë numrin më të lartë të rasteve aktive me virus korona. Gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për një 64 dhe 72 vjeçar nga Kumanova, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 551.
Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 75.48% e viktimave janë mbi 60 vjeç.