Vendosni fjalën kyçe....

Ahmeti prezanton emrat e ministrave të BDI-së në qeverinë e re


Bashkimi Demokratik për Integrim në qeverinë e re do të ketë 6 ministri në përbërje.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti siç raporton Alsat-m, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, duke publikuar edhe emrat sipas ministrive përkatëse:

Ministria e Financave – Fatmir Besimi
Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi

Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i integristëve njoftoi  se do të vendoset pas disa konsultimeve brenda partisë.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, në krye të Kuvendit pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *