Ambasada amerikane ka theksuar ndihmën e dhënë nga ICITAP-i për shndërrimin e Institutit të Qenve te Policisë së Shtetit.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ambasada shkruan se stërvitja e pajisjet e dhuruara në drejtim të Institutit të Qenve kanë mundësuar shndërrimin e tij.
Sipas ambasadës, qentë e stërvitur kanë kapur lëndë narkotike, lëndë eksplozive, armë, të arratisur dhe kanë hyrë në ndërtesat e shembura nga tërmeti i nëntorit 2019.
Duhet theksuar se pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ekipet e kërkim-shpëtimit u përballën me mungesa në bazë materiale e qen të trajnuar për të kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja.
“Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit Ardi Veliu njohën kontributin e trajnimeve dhe dhurimeve të pajisjeve të ofruara nga ICITAP për transformimin e Institutit të Qenve të Policisë së Shtetit, gjatë në ceremonie në nder të 70 vjetorit të këtij Instituti. Mbështetja e ICITAP-it ka ndihmuar në modernizimin dhe shndërrimin e Institutit të Qenve të Policisë së Shtetit në një organizatë të përqëndruar në shërbimin, shumimin dhe trajnimin e qenve shumë të specializuar, të cilët kanë sekuestruar me sukses lëndë narkotike, kanë zbuluar lëndë eksplozive, kanë sekuestruar armë, kanë kapur të arratisur në fshehje dhe kanë hyrë në ndërtesat e shembura nga tërmeti i nëntorit 2019, për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja. E gjithë kjo është bërë e mundur përmes mbështetjes së ICITAP dhe përpjekjeve bashkëpunuese ndërkombëtare me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Bullgarinë dhe Turqinë.” – shkruhet në reagimin e ambasadës amerikane.