Banorët kundër hapjes së gurores në Delvinë, plas grushti (Video)


Me përplasje fizike është shoqëruar një dëgjesë publike mes banorëve të fshatit Bajkaj në Delvinë dhe zyrtarëve të ministrisë, bashkisë e përfaqësuesve të kompanisë Dinamika Shpk.

Shkak për këtë është bërë një vendim i qeverisë për hapjen e një guroreje në Qafën e Breshërit. Banorët kanë pretenduar se dëgjesa publike është bërë pa dijeninë e tyre.

Plani i qeverisë është hapja e një guroreje në një sipërfaqe prej 96 mijë metrash katrorë në zonën ushtarake që ndodhet pak metra larg banesave të fshatit.

Sipas banorëve të zonës, hapja e një guroreje jo vetëm që nuk sjell asnjë përfitim për ta por dëmton turizmin në zonë. Ata i kanë drejtuar një peticion Ministrisë së Mjedisit ku kundërshtojnë hapjen e gurores.

*Video Credit: Balkanweb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *