Vendosni fjalën kyçe....

BE nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, premton sanksione


Drejtuesit e BE, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, thonë se blloku nuk i njeh zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë.

Ata kanë premtuar sanksione ndaj atyre që fshihen pas dhunës ndaj protestuesve.

Merkel theksoi se qytetarët e Bjellorusisë duhet të zgjidhin vetë rrugën e tyre, pa pasur asnjë lloj ndikimi.

Angela Merkel paralajmëroi Rusinë, duke thënë se shteti rus kishte ndikim të jashtëm. Më tej, Merkel vlerësoi se BE dënon në mënyrë të egër dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Minsk e qytete të tjera bjelloruse.

“Të gjithë të burgosurit politikë duhet të lirohen pa kushte. Për më tepër, pushteti dhe opozita duhet të ulen në tryezë për të biseduar me njëri –tjetrin për një zgjidhje sa më të mirë”, deklaroi Merkel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *