Vendosni fjalën kyçe....

Brataj jep jehonën: Do ju shfaqet leuçemia po bëtë skaner


Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka këshilluar qytetarët që të mos bëjnë skaner për të zbuluar nëse janë prekur nga Covid-19.

Në një intervistë të bërë ditën e djeshme ai tha se bërja e shpeshtë e skanerit rrit rrezikun e prekjes nga leuçemia.

Sipas Bratajt pas dhjetë vitesh mund të ketë shtim të numrit të personave të prekur nga leuçemia nëse teprohet më bërjen e skanerit lidhur me Covid-19.

“Nëse përdorim skanerin, do të kemi pas 10 vitesh shumë raste me leuçemi. Shohim që të gjithë duan të bëjnë skanerin. Rasti mund të identifikohet dhe me radiografi. Duhet të kalojë java e parë. Nëse ke lodhje, nuk mbërrin në mushkëri menjëherë. Format e lehta, që janë pjesa më e madhe, kontrollohen me ilaçe tradicionale.” – tha Brataj.

Nuk dihet se ku e kanë bazën deklaratat e Bratajt që ka kaluar vetë Covid-19, madje sipas informacioneve e ka kryer edhe vetë skanerin, por këto dy dite po komentohet në rrjetet sociale si i papërgjegjshëm.

Skaneri është pjesë e protokollit mjekësor në ndjekjen e pacientëve me Covid19, përveç analizës me tampon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *