Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania “ankohet” te OKB-ja për sanksionet amerikane ndaj gazsjellësit rus Nordstream 2


Gjermania do e çojë në Kombet e Bashkuara çështjen e kërcënimeve të Uashingtonit për sanksione kundër tubacionit Nordstream 2, që vjen nga Rusia, duke thënë se presioni i SHBA-së shkon në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Klaus Ernst, kryetari i Komitetit të Bundestagut për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë, sinjalizoi gjatë një interviste për RT Deutsch se është e papranueshme kur një vend si SHBA-ja i tregon një vendi tjetër sovran ose Bashkimit Evropian se si të zgjidhë çështje e furnizimit të vet energjetik.

Ai tha që kjo ‘është në kundërshtim me çdo marrëdhënie të arsyeshme’. Ai shtoi se nëse sanksionet u vendosën nga Shtetet e Bashkuara, kjo do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Ernst tha se sanksionet drakoniane, që do të prekin çdo kompani që kontribuon ose përfshhet në ndërtimin e tubacionit Nord Stream 2, janë një sulm ndaj sovranitetit të BE-së në tërësi, që do nxisë një përgjigje nga Brukseli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *