Vendosni fjalën kyçe....

Gjovalin Loka u konfirmua në detyrë reagon PD: Ishte vendim partiak, ligji ia ndalonte të kalonte vettingun


Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet ish-deputetit të saj Klevis Balliu lidhur me konfirmimin në detyrë të Gjovalin Lokës nga vettingu në Policinë e Shtetit.

Balliu thotë se ishte një vendim partiak konfirmimi i Lokës pasi një gjë të tillë ligji ia ndalonte për shkak të të shkuarës së tij si pjesëtar i Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist.

Sot Policia e Shtetit është njohur zyrtarisht si institucioni që drejtohet nga ish spiunet e Sigurimit të Shtetit, strukturës më shkatërruese për jetën dhe dinjitetin e njeriut gjatë regjimit komunist. Vetingu në polici konfirmoi në krye të policisë numrin 2 rë saj, Gjovalin Loka, njëkohësisht përgjegjës për sigurinë publike. Ish-sigurimsi i shtetit, u konfirmua në detyrë nga vetingu partiak në polici, pavarësisht se ai e kishte fshehur detyrën e operativit të Sigurimit dhe pavarësisht se ligji e ndalon kategorish një sigurims të jetë pjesë e policisë së shtetit.

Neni 38/g i ligjit për vetingun në polici shprehet se “bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit ndalohen të shërbejnë në radhët e Policisë”. Komisioni, që mori vendimin e paligjshëm nuk e ka tagrin të vlerësojë, nëse Gjovalin Loka ka qenë sigurims i mirë apo i keq.

Të gjithë janë anëtarë të së njëjtës bandë, që vazhdojnë të përdorin metodat e Sigurimit të Shtetit, raprezaljet kundër opozitës dhe kritikëve të qeverisë për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur dhe të dëmshëm për qytetarët“- shkruan Balliu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *