Një 73-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi akuzohet se ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij duke e plagosur rëndë.
Sipas policisë, Ndue Prenga, ka qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta gruan. Ngjarja ka ndodur në rrugën Manhatan ndërsa autori i dyshuar është ndaluar në vend.
Gruaja është dërguar në spital ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Prenga ka qenë i dënuar më parë.