Një incident i ëmbël ka ndodhur në një qytet zviceran. Banorët e qytetit Olten, mes Zyrihut e Bazelit u habitën jo pak kur panë se nga qielli po binte dëborë në ngjyrë kakaoje. Shkak për këtë u bë keqfunksionimi i sistemit të ajrosjes në një fabrikë çokollate.
Ndërmarrja ‘Lindt & Spruengli’ konfirmoi raportet lokale të martën, se kishte një defekt të vogël në sistemin e ajrosjes duke çuar në shpërdarjen e pluhurit në ajër.
Kombinuar me erëra të forta të premten në mëngjes, pluhuri u përhap në afërsi të fabrikës, duke lënë një pluhurosje të shkëlqyer kakao.
Më pas kompania bëri një deklaratë duke njoftuar se prodhimi në fabrikë kishte nisur normalisht dhe se sistemi i ajrosjes ishte rregulluar.