Joe Biden është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjetit pasi teksa ka shmangur gazetarët për t’u dhënë intervistë, e ka ërë këtë me artisten Cardi B.
Teksa Biden po merr pjesë në konventën e demokratëve ku pritet të zyrtarizohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale ai u është shmangur vazhdimisht gazetarëve për intervista por nuk ndodhi e njëjta gjë me artisten e njohur, së cilës i dha një intervistë.
Presidenti Trump vijimësisht e ka akuzuar Biden se po u shmanget mediave dhe gazetarëve dhe është mbyllur në ‘bunkerin’ e tij.
Gjatë intervistës, artisja në fjalë i tha Biden se kishte shumë dëshirë që ai të zgjidhej president duke shtuar në fund: “Unë thjesht dua që Trump të mos jetë më president i SHBA-së.”
Biden tha se ai e dinte që ai do të ‘bënte gabime’ si president por premtoi se nuk do e thyente kurrë fjalën e dhënë.