Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e Metës: Të marrim shembull nga Maqedonia e Veriut, baza të jetë marrëveshja e 5 qershorit


Presidenti Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes partive politike në Maqedoninë e Verut për formimin e qeverisë së re.

Ai bën thirrje që Shqipëria të marrë shembull nga vendi fqinj e të kthehet në shina sa më parë.

Presidenti shkruan në Facebook se çdo gjë duhet të nisë me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe më pas me plotësimin e kushteve të tjera.

“Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *