Kosova ka raportuar 13 viktima lidhur me Covid-19 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 438.
Sipas IKSHPK-së (Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës), janë testuar së fundmi 471 persona nga të cilat janë zbuluar 158 raste të reja më koronavirus.
Kosova raporton prej javësh një numër të lartë viktimash lidhur me Covid-19 krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë.