Dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një të moshuare në Pukë dhe pasi e kanë dhunuar i kanë marrë një sasi lekësh.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kishagji ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e së moshuarës Mrik Ndoja të cilën e kanë lidhur e me pas e kanë dhunuar e grabitur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa për momentin nuk ka ende asnjë të ndaluar për ngjarjen në fjalë.