Vendosni fjalën kyçe....

E dhunuan dhe e grabitën, e moshuara tregon ngjarjen: Shteti të gjejë autorët


E moshuara e dhunuar dhe grabitur nga personat e maskuar në Pukë ka rrëfyer ngjarjen.

Ajo ka folur për News24 duke thënë se pasi e kanë lidhur me litar e kanë dhunuar duke i kërkuar t’u jepte lekët.

E moshuara shprehet se ka frikë të jetojë në fshatin ku është martuar e ka banuar për 50 vjet radhazi. Mrik Ndoja ka thënë se jeton e vetme pasi s’e ka as burrin dhe nuk ka fëmijë.

Dyshohet se autorët janë futur nga pjesa e pasme e banesës dhe pasi e kanë dhunuar i kanë marrë pensionin e 3 muajve.

“Më hodhën përtokë. Më thanë ku ke paratë. Po për zotin më rrahën. Në krah kam dëmtime. Më morën me shkelma. Nuk e di sa ishte ora. Zoti më ka zgjidhur. Nuk e di, me dhëmbë jam zgjidhur. Jo, jo nuk ka ndodhur. Në fshat ka ndodhur gjithmonë. Cfarë të them? Thirrja ime është që të gjejnë autorët. S’kam bërë keq, s’kam dhunuar kënd. S’kam burrë e fëmijë. Kam frikë të jetoj këtu.” – ka thënë ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *